13:09 / E Mërkurë, 13 Janar 2021 / k.v

Verifikimi i kandidatëve në zgjedhje/ Kryetarja e KQZ-së takon kryesuesin e KGjK-së

Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, priti në një takim kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Skënder Çoçaj.

Në këtë takim u diskutua lidhur me procesin e verifikimit të kandidatëve të subjekteve politike, të cilët duan të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 14 shkurt 2021.

Daka dhe Çoçaj u dakorduan për bashkëpunim institucional në përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.