16:58 / E Diele, 24 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Verona e Rrahmanit mposht Fiorentinën, fitojnë edhe skuadrat romake

Verona e Amir Rrahmanit e ka mposhtur Fiorentinën me rezultat 1-0 në ndeshjen e xhiros së 14-të të Serie A.

Golin e vetëm në ndeshje e shënoi Di Carmine në minutën e 66-të derisa Rrahmani luajti për 90 minuta dhe bëro lojë shumë të mirë.

Fitore kanë shënuar edhe dy skuadrat nga kryeqyteti italian.

Roma e ka mposhtur Brescian në “Olimpico” me rezultat 3-0 derisa Lazio ka fituar në udhëtim kundër Sassuolos me rezultat 1-2.

Lazio është në vendin e tretë me 27 pikë, dy më shumë se Roma në vendin e katërt.

Verona ngjitet në pozitën e nëntë me 18 pikë të grumbulluara. /IndeksOnline/