22:47 / E Diele, 25 Tetor 2020 / C E

Verona i merr pikë Juventusit, në Torino

Juventusi nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë ndaj Veronës.

Zonja e Vjetër ka barazuar me rezultat 1-1 në ndeshjen e xhiros së pestë të Serie A.

Mysafirët kaluan të parët në epërsi me golin e Favillit në minutën e 60-të të ndeshjes.

Rezultatin e barazoi Kulusevski në minutën e 78-të, por kjo ishte e tëra çfarë mund të bënin bardh e zinjtë.

Me këtë barazim, Juventusi mbetet në pozitën e pestë me 9 pikë, tri më pak se Milani në vendin e parë. /IndeksOnline/