23:41 / E Diele, 18 Korrik 2021 / C E

Verstappen “godet” Hamiltonin: Mungesë respekti, sjellje josportive

Max Verstappen e ka akuzuar Lewis Hamiltonin për mungesë respekti dhe mungesë së sjelljes sportive, pas përplasjes së makinave të tyre në garën për Çmimin e Madh të Britanisë.

Shoferi i Red Bullit u dërgua në spital për kontrolle sigurie pasi u përplas keq me rrethojat e pistës në xhiron e parë të garës.

Derisa ai përfundoi në spital nga përplasja për të cilën e akuzoi Hamiltonin, ky i fundit e fitoi garën edhe pse ishte dënuar me 10 sekonda.

“Jam i shumë zhgënjyer që u nxora nga gara kështu”, tha Verstappen.

“T’i shohësh festimet derisa je në spital është mungesë respekti dhe sjelljeje jo sportive.. por ecim përpara”, shkroi ai në Twitter.

Verstappen tha se ndihet mirë pas aksidentit, megjithëse nuk është liruar ende nga spitali.

“Dënimi që iu dha atij nuk na ndihmon neve dhe nuk është i drejtë duke e ditur lëvizjen e rrezikshme që e bëri Lewisi në pistë”, theksoi Verstappen.