12:33 / E Shtunë, 23 Maj 2020 / indeksADMonline

Vesa Luma fillon festën, thotë se koronavirusi ka përfunduar

Këngëtarja e njohur Vesa Luma prej kohësh ka filluar një jetë të re në Zelandën e Re bashkë me bashkëshortin, Big Basta dhe djalin e tyre.

Sado që ajo është larg vazhdon të tregojë për mungesën që ndjen për vendlindjen.

Por, ndryshe këtë herë ajo si duket ka filluar festën.

Sipas saj pandemia që ka bllokuar botën prej muajsh Covid-19 tashmë ka përfunduar dhe kjo është një arsye e mirë për të festuar.

“Kështu..COVID-19 ka përfunduar për tani…le të festojmë lirinë…le të festojmë me stil”, ka shkruar Vesa./Indeksonline/