23:53 / E Hënë, 06 Nëntor 2023 / Gj. Sh

Vesa mes lotësh rrëfen historin me ish të fejuarin, flet edhe për abortin

Historia e Vesa Vllasaliut lidhur me ish të dashurin e saj, se ia ka marrë shoqja e ngushtë, ka bërë bujë të madhe në mediat rozë.

E sonte në Prime, Vesa ka rrëfyer edhe një herë këtë histori.

“Babi me ka thanë o Vesa ka me ta marrë burrin. Ajo me ka ndihmu me i bo pergaditjes e dasmes, a skish pas tjerë burra a veç temin a. Shumë keq se ka ndodh para dasmes. Une kam pas shpresë që hala se kthehet, nuk e kam besu se e kam dasht shumë. Kam shku edhe te psikologu, pse spo muj me rahatu veten”, kishte rrëfyer Vesa mes lotësh.

Vesa ka folur edhe lidhur me abortin që e ka pasur, ajo ka thënë se nuk e kanë ditur as prindërit e saj.

“I kam mërzitur aq shumë, saqë sdojsha mi mërzitë ma shumë. Kam honger dicka që jam konë alergji, dhe me kane qu ne spital, edhe me kane thene a jam shtatzene une kam thene jo, masnej me kane jep nje neksi, ku mas do oreve kam pasur gjakderdhje, edhe me kane kontrollu per shtatzani edhe me kane thene qe je kon shtatzan. Edhe prej atij momenti kom mendu qe u kan nje shenje e Zotit qe me u largu, amo prap se prap me dhemb”, tha Vesa.

“Masi qe ka qene me neve ne Turki i kena prish raportet me ish shoqen, se kur jem rrok me ish te fejuarin tem e ka thirr mamin tem edhe i ka tregu krejt”.