14:41 / E Hënë, 10 Qershor 2019 / indeksADMonline

Veseli: 141 vjet më parë lindi mendimi shtetëror kombëtar i shqiptarëve

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka kujtuar 141 vjetorin e Lidhjes së Prizrenit.

Thotë se në këtë datë, lindi ideali për mendimin shtetëror e kombëtar i shqiptarëve i cili vazhdon edhe sot.

Postimi i Veselit

Si sot 141 vjet më parë, në Prizren lindi mendimi shtetëror kombëtar i shqiptarëve. Ky ideal u rrit dhe na udhëhoqi. E më së miri u kurorëzua me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, 20 vjet më herët. Ky ideal vazhdon edhe sot, në rrethana të reja. Kombi ynë ecën i sigurt drejt të ardhmes së tij euro-atlantike.