12:16 / E Mërkurë, 21 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli afat deputetëve: Shqyrtoni të gjitha ligjet deri me 31 mars

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka thënë se deri me 31 mars të këtij viti, deputetët e Kuvendit duhet të përfundojnë shqyrtimin e të gjitha ligjeve në kuadër të agjendës së reformave evropiane (ERA).

Vesli ka thënë se Kuvendi do të vazhdojë të intensifikojë punën e vet, me qëllim të shtyerjes përpara të shumë reformave të rëndësishme, si formimi i Ushtrisë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë të intensifikojë punën e vet, me qëllim të shtyrjes përpara të shumë reformave të rëndësishme për vendin, si dhe formimit të Ushtrisë së Kosovës. Me kryetarët e Komisioneve Parlamentare diskutuam punën e bërë deri më tani dhe njëherësh kërkova nga ta që të punojnë edhe më shumë në përmbushjen e agjendës legjislative, në mbikëqyrjen e punës së ekzekutivit dhe një monitorim më të shpeshtë në terren për zbatimin e ligjeve. Në veçanti, kërkova që deri më 31 Mars të këtij viti të përfundojë shqyrtimi i të gjitha ligjeve në kuadër të agjendës së reformave evropiane (ERA).