18:51 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Afrimi e Fahriu ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e UÇK-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në 29 vjetorin e rënies së dëshmorëve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka theksuar se “jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht”.

“Sot janë bërë 29 vjet nga rënia e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, por dhembja dhe krenaria për ta, jetojnë me ne. Jemi krenarë të gjithë ne që kemi pasur rastin t’i njohim personalisht. Ata ishin pushkët e para të lirisë, paraardhësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nuk do të harrojmë asnjëherë sakrificën dhe kontributin e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Veseli në Facebook.