20:44 / E Premte, 02 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Limaj: Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit

Zëvëndëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, me 29 vjetorin e rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, ka përkujtuar ata duke thënë se  “kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim”.

Limaj tha se Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë, duke u bërë burim frymëzimi për luftëtaret e lirisë, transmeton Indeksonline.

Statusi i plotë i Limaj:

Në 29-vjetorin e rënies kujtojmë dhe nderojmë jetën dhe veprën e dy prej organizatorëve kryesorë të Lëvizjes Popullore të Kosovës për çlirim, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Më 2 nëntor 1989, pas një demonstrate, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu u rrethuan nga forcat serbe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë dhe pas një rezistence heroike dhjetorëshe, ranë dëshmorë. Afrimi dhe Fahriu ishin dhe mbeten shembulli më i mirë se si i dilet Zot vendit deri në sakrificë, duke u bërë burim frymëzimi për luftëtaret e lirisë. I përjetshëm qoftë kujtimi për të gjithë dëshmorët e kombit. Lavdi!