15:39 / E Martë, 24 Mars 2020 / indeksADMonline

Veseli: Çelja e negociatave nga BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ngjarje e rëndësishme edhe për Kosovën e rajonin

Kryetari i PDK-së tha se është lajm shumë i mirë në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe gjithë bota fakti se Këshilli i Ministrave të BE-së, sot vendosi që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Veseli urojë bashkëkombësit e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, duke thënë se kjo ngjarje është e rëndësishëm jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për Kosovën e mbarë rajonin.

Postimi i plotë:

Një lajm i mirë sapo ka ardhur për rajonin në këtë kohë të vështirë që po kalon Kosova dhe krejt bota. Këshilli i Ministrave të BE-së, sot, më në fund, vendosi që të japë dritën e gjelbër për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Urojmë përzemërsisht bashkëkombasit tanë të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Kjo ngjarje është e rëndësishme jo vetëm për këto dy shtete, por edhe për Kosovën e mbarë rajonin, sepse që nga sot gjendemi një hap më afër BE-së. Shpresoj që ky përmirësim i qëndrimit të BE-së përkundrejt Ballkanit Perëndimor, që po demonstrohet nga ky vendim, të ketë si hap tjetër të natyrshëm edhe liberalizimin e shumëpritur të vizave për qytetarët e Kosovës.