17:45 / E Diele, 11 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Duhet t’i restaurojmë pasuritë kulturore, për t’i kthyer në qendra turizmi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka vizituar sot kalanë e Korishit bashkë me ministrin e Kulturës, Kujtim Gashi.

Sipas Veselit, institucionet duhet të restaurojnë këto pasuri kulturore, për t’i kthyer në qendra të turizmit kulturor.

“Toka e Kosovës nuk ka vetëm pasuri natyrore, por në të gjenden të ruajtura edhe thesare të qytetërimit, siç është kalaja e Korishit të cilën e vizitova sot bashkë me ministrin e Kulturës. Ne duhet ti zbulojmë e restaurojmë këto pasuri kulturore, për ti kthyer në qendra të turizmit kulturor”, ka shkruar Veseli./Indeksonline/