21:13 / E Martë, 22 Janar 2019 / indeksADMonline

Veseli: Është përgatitur projekti, Mitrovica po bëhet me stadium modern

Stadiumi Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë do të rinovohet plotësisht për t’i plotësuar kushtet për gara ndërkombëtare.

Në këtë stadium do të investohen rreth 10 milionë euro.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryetari i kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli i cili përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se tashmë projekti është gati.

“Në muajin gusht, Mitrovicës ia dhamë fjalën se do ta transformojmë tërësisht stadiumin olimpik “Adem Jashari” dhe këtë fjalë po e mbajmë. Tashmë është përgatitur projekti për renovimin e stadiumit. Vlera e investimeve do të jetë mbi 10 milionë euro. Me këtë, Kosova, si një kampione në sporte, po krijon kushte edhe më moderne për sportistët tanë. Investimet do të ndodhin edhe në sporte të tjera”, ka shkruar Kadri Veseli. /IndeksOnline/