14:51 / E Mërkurë, 01 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli i shkon në konak kryeministrit Haradinaj

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka shfrytëzuar ditën e sotme për t’i bërë një vizitë kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Indeksonline ka siguruar një fotografi që dyshja e kanë bërë gjatë takimit, e ku shihen të reaksuar.

Përndryshe, kohëve të fundit u përfol shumë se marrëdhënies mes partnerëve të koalicionit PDK-AAK janë prishur, por një gjë e tillë duket të jetë e pavërtet.

Përmes këtij takimi, dyshja në një mënyrë ka shprehur garancën për stabilitetin e Qeverisë aktuale.

Kujtojmë se këto ditë, Haradinaj mori pjesë në Samitin e Berlinit, ku e përsëriti se taksa 100% ndaj produkteve serbe nuk hiqet, pavarësisht presionit. /Indeksonline/