Veseli ia ndal fjalën deputetit Krasniqi, ky është momenti (Video/Foto)
Deputeti i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi kërkoi fjalën për të thënë disa gjëra në foltoren e Kuvendit.
Posa doli ai nisi të tregoj për vendimin e gjykatës, që e lironte atë dhe tre aktivistët tjerë nga paraburgimi, transmeton Indeksonline.
“Siç mund ta dini të hënën që shkoj gjykata i liroi katër aktivistët e VV-sw nga rasti i montuar që na kanë hyp mbi qafë tash e dy vite. Sot kam dal këtu veç për me ia pa fytyrat juve deputetëve të PDk-së e disa prej juve të LDK-së e me ia ba dy pyetje në mënyrë të sinqertë….”, ka thënë Frashëri.
I menjëhershëm ishte reagimi i kryeparlamentarit Kadri Veseli.
“Ndale fjalën e shko në vend. A patriotizëm po na shet a . Ndale fjalën regjia shko në vend. Si ke minutat e kreve shko në vend. S’ke me fol sa të jem unë kryetar sot”, ka thënë Veseli, duke e urdhëruar deputetin Krasniqi të kthehet në vendin e tij. /Indeksonline/