15:50 / E Mërkurë, 31 Janar 2018 / indeksADMonline

Veseli jep propozime për përmirësimin e gjendjes alarmante të ajrit (Video)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në fjalën e tij para deputetëve lidhur me gjendjen e ajrit në Prishtinë, tha se aryseja kryesore e kësaj seance të jashtëzakonshme është gjendja alarmante e ambientit.

Veseli thotë se ndanë shqetësim bashkë me qyetarët për gjendjen e ajrit, dhe se si institucioni me i lartë i vendit, ata duhet të marrin masa për përmirësimin e gjendjes në vend.

Veseli ka shtuar se deputetët sot duhet të tregohen më shumë prind të fëmijëve që mund të preken nga ky ajër, e më pak si partiak politik, raporton Indeksonline.

“Duke ndarë shqetësimin me qytetarët lidhur me gjendjen alaramente të ambientit në kryeqytet është inicuar kjo seancë e jashtëzakonshme. Motivi i kësaj seance është i qartë, si institucioni më i lartë në vend, nuk mund të rri indiferent ndaj krizës ambientale që ka përmasa shqetësuese dhe rrezikon jetën e qytetarëve. Përmes kësaj seance, të bëjmë debat, të jepim kontribut për përmirësim të gjendjes së rëndë. Kjo seancë le ta na bashkojë e jo të  na ndajë. Jemi pjesë direkte, jo vetëm për përmirësim të strategjisë aktuale për ajrin, por edhe të jemi implementues në rolin e tonë si mbikqyrës. Shëndeti i qytetarëve është më i rëndësishëm se interesi partiak. Të dalim me një rezolutë, me hapa konkret për përmirësimin e kësaj gjendje. Qytetarët presin nga ne për të dalë nga kjo gjendje e rëndë ambientale” ka thënë Veseli.

Ai me tej shtoi se është e domosdoshme që të përmirësohen politikat e deritashme mjedisore lidhur me cilësinë e ajrit.

“Të krijohet buxheti veçantë për përkrahjen e investimeve të qytetarëve dhe bizneseve, me të cilat ulen shpenzimet e jetesës dhe rritet cilësia e shëndetit, duke investuar në izolimin e shtëpive dhe ndërtesave të pa-izoluara në Kosovë. Për këtë, kemi edhe projektin amerikan të MCC-së, i cili ka ndarë 22 milionë dollarë, ndërsa konsideroj që edhe Qeveria e Kosovës duhet t’i ndajë 30 milionë euro për këtë qellim”, ka thënë Veseli.

Ai po ashtu ka propozuar mbështetjen buxhetore për zhvillimin më të shpejtë të zgjerimit të projektit të ngrohjes përmes koogjenerimit.