09:46 / E Hënë, 02 Tetor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Ko me ju ngi SHIK në këtë mandat

Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka vazhduar replikën me deputetin e LDK-së Driton Selmanajn.

Veseli tha se të gjithë e kanë marrë shprehi të flasin për Shërbimin Intelegjent të Kosovës (SHIK).

Veseli tha se “Ko me ju ngi me SHK-un”, duke iu drejtuar deputetëve dhe në veçanti Selmanajt.

“Ko me ju ngi me SHIK në këtë mandat. Mos bo pastaj ciu siu me u tërhjek. Mos manipulo me plagët e njerëzve. Je i shpifës dhe i padinjitet”, tha ai.

Veseli tha se çdo temë do të diskutohet në Kuvend. Ai u bëri thirrje edhe qytetarëve të jenë pjesë e Kuvendit për dilemat e tyre.

“Çdo teme do të diskutohet në Kuvend. Lirinë e kam gjetur në mesin tuaj, siç tha Skënderbeu”, tha Veseli./AktivPress