12:09 / E Mërkurë, 07 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veseli konfirmon tërheqjen e rezolutës e dialogut nga seanca, thotë se duhet harmonizim

Ashtu siç edhe raportoi Indeksonline, propozim-rezoluta nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës në përfshirjen e ‘Shkëmbimit të territoreve”, apo “Korrigjimit të kufijve” në dialogun me Serbinë është hequr nga rendi i ditës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli para deputetëve në seancën e cila sapo ka filluar, tregoi se ky propozim është mbetur që të harmonizohet e pastaj të sjellët në Kuvend.

Sipas tij, qëllimi është që të mos krijohet debat përqarës.

“Votimi i Propozim-rezolutës nga debati parlamentar lidhur me angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjim të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë ka mbetur që të harmonizohet bashkërisht. Ky është qëllim i përbashkët  që të mos krijojmë debat përçarës. Ky është qëndrim i gjithë kryetarëve të grupeve parlamentare”, ka thënë Veseli./Indeksonline/

 

Zbrapset LDK – tërheqë rezolutën e dialogut nga seanca e Kuvendit