12:47 / E Premte, 03 Maj 2019 / indeksADMonline

Veseli: Kriminelë të Serbisë nuk do të jeni të lirë, do t’ju zëmë krejtve

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka deklaruar se shumë shpejtë do të iniciohet formimi i një tribunali ndërkombëtar qe do të gjykojë krimet dhe gjenocidin qe Serbia ka kryer gjatë luftës në Kosovë.

Veseli ka thënë se ky tribunal do të përndjekë të gjithë kriminelet që enden lirshëm në Serbi, ku do të dalin para drejtësisë dhe do të ballafaqohen për krimet që kanë kryer, raporton Indeksonline.

 “Ne si institucione e kemi për obligim të mbrojmë jo vetëm lirinë, shtetin dhe jetën e qytatrëve sot, por edhe të mbrojmë të vërteten e asaj se çfarë ka ndodhur dje me njerëzit tanë. Krimet e kryera nga serbia janë të përmasave të gjenocidit. Ne kemi besuar se drejtësia ndërkombëtare do ta thotë fjalën e saj për dënimin e  këtëre krimeve. Fatkeqësisht kanë kaluar dy dekada, pak ose  aspak nuk është bërë në këtë drejtim. Serbia i dinë krimet,  i ka të dokumentuar çdo krim që është kryer në Kosovë, kjo është e papranueshëm. Gjykata do të ndodh, kriminelet dhe ata që kanë kryer gjenocid do të ndjeken përjetësisht dhe nuk kemi mu ndalë.  Tribunali ndërkombëtar krijon mundësi për t’i ikur cdo paragjykimi të mundshëm. Kemi takim të hënën me të gjitha shoqatat që trajtojnë këtë temë dhe ky tribunal do të bëhet. Jemi të vendosur dhe kemi përkrahjen e të gjithëve, Kryeministrit, Presidentit, edhe opozita do të jëtë pjesë e saj. Ndoshta ka vonesë por, ne do të veprojmë”, ka thënë Veseli.

Ndërsa, për sic thotë ai kriminelet e Serbisë, ka drejtuar këtë mesazh.

“Mesazhi për kriminelet e Serbisë.  Nuk do të jeni të lirë, kena me ju zë krejtve dhe keni me u përgjigje për atë çka keni bërë nga fëmijët deri tek pleqtë. Ata kanë qenë të pafajshëm e ju s’keni qenë të zot mu ballafaqu me neve Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë Veseli./Indeksonline/