12:19 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veseli kthehet në Kosovë: Gjithmonë krenar për jetë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli,  është kthyer sot nga Haga, pasi që dje u intervistua në Gjykatën Speciale, shkruan Indeksonline.

Atë e pritën veterantë e simpatizantë të Partisë Demokratike të Kosovës me lule në dorë.

Madje, shumë nga ta kishin veshur edhe disa bluza ku shkruhet: Unë jam Kadri Veseli, Luftëtar Krenar!

Veseli së bashku me bashkëshorten, me të arritur në Kosovë ka thënë se dëshiron sa më shumë paqe dhe qetësi për popullin e Kosovës.

“Sa më shumë paqe, qetësi për popullin tonë. Zoti e mbrojtë Kosovën. Lavdi e përjetshme për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Gjithmonë krenar për jetë. Faliminderit të gjithëve!”, ka thënë Veseli./Indeksonline/