11:57 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veterani 70-vjeçar i UÇK-së, s’mungon në pritjen e Kadri Veselit në aeroport

Ndonëse në temperature të ulëta, shumë qytetarë, veteranë të UÇK-së e bashkëpartiakë, kanë dalë në aeroportin “Adem Jashari” në Prishtinë, për të pritur kthimin e kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, nga Haga.

Madje, shumë nga ta kishin veshur edhe disa bluza ku shkruhet: Unë jam Kadri Veseli, Luftëtar Krenar!

E, në radhët e para, me uniformë të UÇK-së, e me flamurin kuq e zi nuk mungon as 70- vjeçari, Muhamed Kuka.

Kuka, i cili u kthye nga Amerika, për t’iu bashkuar UÇK-së në luftën ndaj armikut serb, nuk ka hezituar t’u bashkohej bashkëluftëtarëve të tij, shkruan Indeksonline.

Derisa, disa nga veteranët thanë se akuzat e Speciales janë të pabaza dhe të orkestruara nga Serbia e Rusia, kjo për ta dëmtuar imazhin dhe luftën e UÇK-së.

Kujtojmë se, Veseli dje u intervistua nga Dhomat e Specializuara për tri orë në cilësinë e dëshmitarit./Indeksonline/