11:41 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veteranë e simpatizantë të PDK-së e presin Veselin nga Haga, në aeroportin e Prishtinës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, do të kthehet sot nga Haga, pasi që dje u intervistua në Gjykatën Speciale, shkruan Indeksonline.

E kthimin e tij janë duke e pritur një numër i madh njerëzish.

Në shenjë respekti dhe mbështetjeje veteranë të shumtë kanë dalë në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” për ta pritur Veselin.

E simpatizantë e veteranë të këtij subjekti politik shihen të veshur me bluzat që kanë simbolin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Vitet 90-të kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, në nënshtrim para Serbisë, për pastrim etnik  do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne iu kemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballje me gjenocidin serb, lufta e UÇK-së ka qenë përballje me pastrim etnik që ka synuar ta bëjë Serbia në Kosovë”, ka thënë Veseli pas intervistimit./Indeksonline/