12:15 / E Diele, 19 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veseli: Le të fitojnë kandidatët më të mirë për kryetarë komunash

​Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Violeta Veseli, ka votuar sot në balotazhin për kryetarin e komunës së Prishtinës.

Ai ka ftuar që qytetarët të dalin masivisht në vendvotime anekënd vendit dhe uroi që të fitojnë kandidatët më të mirë për kryetarë, nga Prizreni deri në Mitrovicë.

“I uroj të gjithë qytetarët e vendit tonë për këtë ditë të zgjedhjeve. Ftoj për dalje masive, që të gjithë t’i përgjigjemi obligimit qytetar në mënyrë solemne, për një proces të qetë zgjedhor. Sot votojmë për ata që do t’i udhëheqin komunat e tyre në katër vjetët e ardhshëm. Jam i sigurt se qytetarët tanë do të dinë t’i vitojnë më të mirët. Unë me bashkëshortën sapo votuam. Le të fitojnë kandidatët më të mirë për kryetarë, nga Prizreni deri në Mitrovicë”, ka thënë Veseli pas votimit.

Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se do të mbajë konferencë për media, në selinë qendrore të saj, në orën 13:00.