11:46 / E Hënë, 15 Janar 2018 / indeksADMonline

Veseli: Masakra e Reçakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë nga akademia përkujtimore për të masakruarit në Reçak, se nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun.

“Masakra e Recakut është turpi i drejtësisë ndërkombëtare”, ka thënë Veseli.

“Janari është muaj i dhimbjeve të mëdha, fshatit të Reçakut të martirizuar për lirinë e Kosovës. Vitet po kalojnë por kujtimi dhe përmasat e asaj dite nuk do të harrohen kurrë. Vetëm edhe nj muaj festojmë dhjetë vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Beteja e drejtësisë për Reçakun nuk kanë përfunduar. Serbia mos ta provon të kthehet se më nuk do të ndalemi deri në Nish. Ky vend do të qëndrojë i lirë i pavarur dhe sovran. Çdo cenim do të marrë përgjigjen e merituar të gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë.”

Veseli ka thënë se UCK nuk është organizatë e djeshme, trashëgimia e saj është edhe sot.

“Krimi nuk vjetrohet dhe as kërkesa për drejtësi, për hir të respektit për viktimat e Reçakut dhe masakrat tjera, por edhe për hir të fëmijëve që të rriten sikur fëmijën në gjithë botën, për hir të drejtësisë ndërkombëtare, sepse nuk mund të ketë drejtësi ndërkombëtare, pa drejtësi për Reçakun. Nuk ka drejtësi aty ky synohet të vendoset mes viktimës dhe agresorit”, ka thënë Veseli më tej.