22:52 / E Enjte, 19 Shtator 2019 / indeksADMonline

Veseli: Më lanë në lloç kur Amerika e kërkoi suspendimin e taksës

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për historikun e çështjes se taksës 100% ndaj produkteve serbe.

Veseli në Zonën Zgjedhore në Klan Kosova tha se partnerët e tij e lanë ”në lloç’‘, kur SHBA-ja i kërkoi suspendimin e taksës për 120 ditë.

”Ku të janë SHBA-ja dhe BE-ja do të jem unë si kryeministër. Si frikohem asnjë ballafaqimi me Serbinë”.

”Qëndrimi ynë për taksën. Kam bërë një mund shumë të madh. Nuk kanë qenë mirënjohës. Me SHBA-në e kam ofruar opsionin”.

”Historia e taksës e dini si ka vepru. Kanë kërkuar amerikanët 120 ditë suspendim. Suspedimin e kam vendosur në të shkruar me amerikanët. Jam gëzuar kur e kanë pranuar partnerët amerikanë. Kam mbetur në lloç. Ani mirë,  mendon që më ka skuq mua, e ka dëmtuar Kosovën e ka dëmtuar veten”.

”120 ditë kanë kërkuar amerikanët suspendim pastaj kalim në reciprocitet kam kërkuar unë ma kanë pranuar. Kam qenë njeriu më i lumtur. Qoftë në mallra qoftë në struktura paralele e meriton 1000% taksë, por këtu ka lidership shtetëror unë jam me SHBA-në, sepse Kosova ka nevojë për partnerë të tillë”.