21:33 / E Hënë, 22 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Me PDK-në në krye, Dekada e re i takon gjithë Kosovës


Sot nisëm rrugëtimin për zgjedhjet e brendshme të PDK-së, theksoi kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Podujevë, për të mirën e partisë dhe të mirën e Kosovës.

Jam në Llap, vend nga i cili vijnë shumë burra të mëdhenj të Kombit, intelektualë të shquar të Podujevës dhe më gjerë, theksoi kryetari Veseli, për t’i dhënë mbështetje të fuqishme Dekades së Re dhe PDK-së si forcë e ndryshimit të Podujevës.

Me unitet dhe përkrahje ndaj njëri tjetrit, theksoi kryetari Veseli, duke i hapur rrugën të rinjve, për ta forcuar PDK-në, do ta zhvillojmë edhe shtetin tonë.

“Partia Demokratike e Kosovë, sa herë ka qenë në nivel të përgjegjësive shtetërore edhe Kosova ka qenë mirë, e në Podujevë me Dekadën e Re ajo do të jetë e hapur për kuadrot e reja që i ka Llapi e që do të jenë promotor të ndryshimit. Këtë ndër vite po e kërkon jo vetem ky regjion por e tërë Kosova”, ka thënë Veseli.