11:39 / E Enjte, 31 Maj 2018 / indeksADMonline

Veseli me pozitë e opozitë kërkon mbështetje nëpër Evropë për vizat

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se nga java tjetër do të udhëtoj nëpër Evropë për të lobuar për liberalizim të vizave.

Në një postim në Facebook, Veseli ka shkruar se këtë gjë do të bëj bashkë me pozitën dhe opozitën, transmeton Indeksonline.

“Nga java e ardhshme, i shoqëruar edhe nga përfaqësuesit e partive politike në Kuvendin e Kosovës, pozitë dhe opozitë, do të filloj një turne lobimi në qendrat evropiane, për të kërkuar mbështetjen për liberalizim, e po ashtu për të garantuar se qytetarët tanë do t’i respektojnë plotësisht procedurat që parasheh programi i lëvizjes së lirë në Zonën Schengen”, ka shkruar Veseli. /Indeksonline/