22:05 / E Enjte, 02 Prill 2020 / indeksADMonline

Veseli: Ndarje s’do të ketë, Asociacioni i Komunave Serbe, mund të jetë në tavolinën e bisedimeve

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit kryetari i PDK-së, Kadri Veseli edhe një herë ka përsëritur se s’ka as s’ka për të pasur kurrë marrëveshje sekrete, ka edhe ka për të pas gjithmonë tentativa për mi mashtru qytetarët për përfitim politikë.

Këto komente ai i bëri në Click RTV21.

“Tashmë më pas një qëndrimi të SHBA-ve, që s’ka pas e as s’ka ndonjë plan në Shtëpinë e Bardhë.

Ky është konsum elektoral, po e vë situatën në një pozicion të vështirë.

Nëse ka marrëveshje, gjeje atë pra. Por, nëse ka edhe do të dihet.

Kam qenë kryetar i parlamentit, asnjëherë s’është përmend, kam qenë në Shtëpinë e Bardhë disa herë, në Pentagon e kurrë s’u përmend ky plan.

As s’u përmend ndarja, kjo është e vërteta.

Po flasim për një mashtrim që po e dëmton jo vetëm shtetin tonë, por edhe raportin me Amerikën”, tha Veseli, përcjellë Indeksonline.

Ai shtoi tutje se ndarja është tradhëti kombëtare dhe s’guxon askush në botë me ba.

“Asociacioni i komunave serbe është në tavolinën e bisedimeve.

Asociacioni do të thotë për mua pak ma shumë se ndarje, një opsion ky, është paralizim i sovranitetit i shtetit të Kosovës. Ky është përmend. E vetmja çështje e biseduar është kjo. SHBA-të kanë pas një qëndrim të drejtë dhe të qartë, ne do të jemi me ju, por ju dhe Serbia duhet të mirreni vesh”, tha ai./Indeksonline