18:25 / E Enjte, 21 Qershor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Ndjeva dhimbje kur u rivarrosen gjeneralat Shala e Kiçina në Morinë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli sot ka vizituar fshatin Polac të Skenderajit, në të cilin po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Zona e Drenicës, për t’i varrosur të njëjtit më pas në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë.

Veseli ka ndjejtur dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, Rasim Kiçina si dhe disa dëshmorë të tjerë, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Sot isha në Polac të Skenderajt, ku po bëhet zhvarrosja e dëshmorëve të UÇK-së nga Zona e Drenicës, për t’i rivarrosur në Memorialin e Lirisë të ndërtuar në fshatin Morinë. Ndjeva dhimbje dhe mall derisa po përcilleshin për në Morinë gjeneral Bedri Shala, gjeneral Rasim Kiçina, bashkë me dëshmorët e tjerë. Ndihem krenar dhe i nderuar që isha bashkëluftëtar i tyre.

E gjithë Kosova është krenare me këta heronj, që dhanë jetën e tyre për atdheun. I përjetshëm do të qëndroj kujtimi për ta, ashtu siç do të jetë e përjetshme vepra e tyre e madhe: liria e Kosovës./Indeksonline/