11:32 / E Premte, 16 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Veseli: Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli e ka quajtur lajm të mirë arritjen e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Veseli është shprehur se pjekuria politike e treguar sot duhet të përcjellë edhe vendimet tjera të mëdha për vendin, transmeton Indeksonline.

“Lajm shumë i mirë arritja e konsensusit nacional për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi. Kjo pjekuri politike duhet të na përcjellë edhe në vendimet tjera të mëdha për vendin. Në këtë jubile të pavarësisë, izolimi i shtetit merr fund dhe qytetarëve tanë u hapet rruga e liberalizimit” ka shkruar i pari i Kuvendit, Kadri Veseli./Indeksonline/