16:37 / E Diele, 04 Tetor 2020 / indeksADMonline

Veseli në shtigjet ku kalonin luftëtarët e lirisë, fton qytetarët t’i eksplorojnë bjeshkët dhe faunën tonë

Ish-kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, njëherit lideri i PDK-së, Kadri Veseli, përmes një postimi të bërë në Fb ka promovuar turizmin malor.

Ai madje ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i vizitojnë bjeshkët e bukura të Kosovës, duke eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ju ftoj të gjithëve që gjatë fundjavës të vizitoni bjeshkët e bukura të Kosovës për të eksploruar florën e faunën e pasur të natyrës sonë. Në këtë mënyrë kontribuojmē edhe në fuqizimin e bizneseve të turizmit si dhe në prodhimin vendor bujqësor e blegtoral.

Këtë pjesë të brezit kufitar me Maqedoninë Veriore, mes Gurit të Zi dhe Vërtopit, e kam kaluar për herë të fundit në 1993 me bashkëveprimtarë duke sjellë pajisje ndërlidhje. Jam i gëzuar që këto shtigje që dikur kaloheshin nga luftëtarët e lirisë të cilët transportonin shokët e plagosur e armatim, sot po shkelen gjithnjë e më shumë nga turistë vendas e të huaj.