17:38 / E Mërkurë, 14 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli: Ngjarja e sotshme, një hap i rëndësishëm në përmbushjen e marrëveshjes së Ohrit

Krye-parlamentari i Kosovës, Kadri Veseli  ka uruar shqiptarët në Maqedoni për miratimin e ligjit për Gjuhët në Maqedoni.

Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka uruar bashkatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore.

Ai gjithashtu ka falënderuar kolegët e tij në Parlamentin e Maqedonisë që e kanë miratuar këtë ligj.

“Urimet më të përzemërta për bashkëatdhetarët tanë në Maqedoni për përmbushjen e një të drejte legjitime thelbësore. Falënderoj kolegët e mi të Parlamentit të Maqedonisë për miratimin e ligjit të gjuhës, i cili do të kontribuojë në përmirësimin e marrëdhënieve ndëretnike, jo vetëm në këtë shtet por në mbarë rajonin. Ngjarja e sotshme shënon një hap të rëndësishem në përmbushjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe në arritjen e standardeve të larta të realizimit të të drejtave të njeriut që kërkohen në kuadër të integrimeve Euro-Atlantike”, ka shkruar Veseli.