15:33 / E Mërkurë, 13 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Veseli ngushëllon familjen Kraja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka ngushëlluar familjen e regjisores Arzana Kraja, e cila sot u gjet e vdekur në banesën e saj në Prishtinë.

“Lajm shumë i dhimbshëm vdekja e regjisores Arzana Kraja. Ajo la gjurmë në artin tonë kinematografik dhe do të kujtohet nga të gjithë për arritjet e saj. Ngushëllime familjes, të afërmve dhe mbarë komunitetit të artistëve për këtë humbje”, ka shkruar Veseli në profilin e tij në Facebook./Indeksonline/