21:01 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Veseli: Nuk jemi penduar që votuam pro rrëzimit të qeverisë Kurti

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka thënë se nuk janë penduar aspak që kanë votuar pro rrëzimit të qeverisë.

”Ne e votuam mocionin për rrëzimin e Qeverisë dhe nuk jemi penduar fare për këtë. Qeveria për kaq pak ditë rezidente krijoi aq shumë probleme, duke iu jepur mundësi faktorëve të tjerë jashtë Kosove. Mocionin e mosbesimit, rrëzimi i Qeverisë, është produkt i mosbesimit mes partnerëve të Qeverisë. Kishin filluar me akuza e sulme, me shumë premtime, dhe në momentin e ballafaqimit të problemit të cilat ishin reale, dështuan sepse nuk kishin menduar që sfidat që i ka vendi do duheshin me i tejkalu”, theksoi ai.

Sipas tij, koalicionit VV-LDK është dashur t’u jepet mundësi qeverisëse, në mënyrë që të kompremetoheshin, ashtu siç filluan, me të gjitha premtimet që kanë bërë.

“Është dashur t’i jepej një mundësi këtij koalicioni që premtimet t’u dilnin mashtrim, si Vetëvendosja po thotë që patëm me ba namin po nuk na lanë”, ka thënë Veseli në Klan Kosova. /Indeksonline/