75 Mall Live Search
18:15 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli: Opozita ka përdorur nënshkrimet e deputetëve të dhënë një muaj më parë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli ka anuluar seancës e jashtëzakonshme të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë, Veseli tha se nënshkrimet e dy deputetëve të dhënë një muaj më parë, janë përdorur tani nga opozita për të thirrur këtë seancë.

“Pas vendimmarrjes për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme u ngrit shqetësim nga kolegët. Kemi marrë dy shkresa, një nga shkresat ka qenë flagrante për shkak se dy deputetë kanë thënë se nuk kanë qenë të njoftuar për seancën e thirrur.

Kemi një situatat se para një muaji kur kanë qenë pjesë e grupit parlamentar të LDK-së të njëjtit deputetë kanë deponuar nënshkrimet e tyre dhe tani janë përdorur ato nënshkrime për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme sot. Kryetari i Kuvendit mund të bëj tolerime por jo të bëhet precedent i shkeljes që rrezikon institucionin më të lartë të vendit.

Kam kërkuar nga kolegët e opozitës ta riinicojnë seancën e jashtëzakonshme duke mbledhur nënshkrimet e nevojshme. Nuk është mirë të abuzohet me tolerancën e një kryetari të Kuvendit i cili është mjaft tolernat. Kjo ka ndodhur aktualisht”, ka thënë ai./Indeksonline/