13:07 / E Enjte, 08 Mars 2018 / indeksADMonline

Veseli optimist për demarkacionin: Disponimi i deputetëve po ndryshon pozitivisht

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë pas mbledhjes së Kryesisë se sot janë takuar vetëm për çështje të rregullores.

Ai tha se nuk u diskutua për demarkacion në këtë mbledhje, që është në interes të qytetarëve, raporton Indeksonline.

“Po punojmë që të arrijmë konsensus për të ecur përpara, sepse mjaft jemi vonuar. Sot nuk kemi biseduar për demarkacion dhe nuk ka pasur tensione në mbledhje. Jemi vonuar shumë dhe po bëjmë gabime ndaj qytetarëve. Jam optimist se do të arrihet një konsensus, pasi disponimi i shumë deputetëve është duke ndryshuar pozitivisht, përfshirë edhe disa kolegëve nga Vetëvendosja”, ka thënë Veseli. /Indeksonline/