10:01 / E Martë, 04 Shtator 2018 / indeksADMonline

Veseli paralajmëron nisjen e seancës, thotë se shkohet direkt në votim

Deputetë të partive të pozitës, duke filluar me  PDK-në, AAK-në, Nisma e AKR kanë hyrë sallën e Kuvendit të Kosovës. Këta po presin që të bëhet kuorumi për fillimin e seancës, ku pritet votimi i emrave të ekipit negociator të formuar dje nga Qeveria e Kosovës.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka paralajmëruar që seanca fillon për 5 minuta duke paralajmëruar regjinë e Kuvendit që shkohet menjëherë në votim. Pra, pa debat.

Ndonëse kanë kaluar disa minuta nga ky paralajmërim, seanca ende nuk ka filluar./Indeksonline/