10:59 / E Martë, 04 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Veseli pas takimit me Kosnett: Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett.

Veseli, ka përkujtuar faktin se Kosnett është një diplomat me eksperiencë të madhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, transmeton Indeksonline.

Kosnett dhe Veseli gjatë takimit biseduan për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosovës, por edhe reformat që janë ndërmarrë.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Sot pata kënaqësinë t’i dëshiroj mirëseardhje Ambasadorit të ri të SHBA-ve në Kosovë, Philip S. Kosnett. Aleanca me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e shenjtë për popullin dhe institucionet e Kosovës. Me Ambasadorin Kosnett, i cili është një diplomat me eksperiencë të madhe dhe që ka kontribuar për vendin tonë edhe më herët, biseduam për sfidat nëpër të cilat po kalon Kosova, por edhe reformat që kemi ndërmarrë si shtet. Kosova do të ecë përkrah me SHBA-të në çdo hap.