15:42 / E Premte, 04 Tetor 2019 / indeksADMonline

Veseli për Euronews Albania: Serbia asnjëherë s’do të vendosë për Kosovën

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës e edhe kandidati për kryeministër në zgjedhjet e parakohshme 2019, Kadri Veseli, në një intervistë për “Euronews Albania”, ka folur për qëndrimet e tij rreth Serbisë, duke deklaruar se Serbia asnjëherë nuk do të vendosë për vendimet tona.

Gjithashtu, Veseli ka mbrojtur qëndrimin e tij rreth Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke thënë se do të veprojë  në partneritet me veprimet e SHBA-së  dhe partnerëve perëndimorë.

Ndër të tjera Veseli ka thënë se kur të vijë në krye të qeverisë  marrëveshjet e Kosovës me Serbinë do të jenë  njohja e Kosovës si shtet i pavarur dhe Sovran, ulësja në Organizatën Kombeve të Bashkuara , fqinjësia e mire, partneritet me SHBA-në  si dhe integrimi në BE dhe NATO.

Ndërsa pyetjes së fundit rreth konsensusit nacional  se si mendon ai ta bëjë ekipin negociator në dialog me Serbinë, Veseli është përgjigjur se konsensusi nacional është dhe asnjë milimëtër nga sovraniteti dhe integriteti jonë, ecim përpara, vendimmarrje do të ketë ngushtë me SHBA-në dhe vendet perëndimore./Indeksonline/