21:25 / E Mërkurë, 08 Prill 2020 / indeksADMonline

Veseli: Qeveria Kurti nuk kishte guxim dhe dijeni të luftojë kundër korrupsionit

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli  thotë se akuzat për marrëveshje sekrete me Serbinë i dëmtuan marrëdhëniet me SHBA-në.

“VV ka vu në pikëpytje raportet me SHBA-në që janë realitet. Mjafton të shiqoni kursin, por edhe qasja tradicionale e LVV është me shumë dyshime ndaj SHBA-së. Gabimi i dytë që e shkakton VV sa herë i duhet primat elektorat është qasja ndaj SHBA-së, për faktin se e kanë një frikë”, ka thënë ai në Klan Kosova- transmeton Indeksonline.

Sipas tij, LVV nuk ka pasur guxim e as dijeni për të luftuar korrupsionin.

“Pozicioni ynë është shumë i qartë ne kemi qenë të bindur përvec mashtrimit nuk ka substancë tjetër, nuk ka guxim nuk ka dijeni të luftojë luften kundër korrupsionit. Emërimet e bordeve, shihni tash emëron militantet që janë më të kalibruar si Lëvizje Vetëvendosje”, tha ai.

“Na duhet unifikim për çështje nacionale, ndarja jonë e fuqizon Serbinë. Loja me tok fjalësh politke, me manipulime mund të krijojë primat mrenda, por jashtë po e dëmton Kosovën”, tha Veseli.