11:45 / E Enjte, 22 Gusht 2019 / indeksADMonline

Veseli shpall kandidaturën për kryeministër, kërkon të votohen më të mirët

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka shpallur kandidaturën për kryeministër, transmeton Indeksonline.

Ai në Kuvendin e Kosovës ka thënë se që nga dita e parë ka dëshiruar zgjedhje të parakohshme dhe ja sot ku ndodhet vendi, në prag të tyre.

“Si kryetar i Kuvendit kam marrë të gjitha iniciativat që të shkonim në zgjedhje, tashti jam i lumtur që të gjitha partitë e kanë respektuar këtë iniciativë”, ka thënë Veseli, duke shtuar se ai është kandidat i PDK-së për kryeministër të Kosovës.

Veseli edhe sot ka përmendur luftën kundër korrupsionit, duke thënë se këto zgjedhje do të jenë mundësi për qytetarët që duan një shtet evropian dhe pro Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Kosova s’ka dështuar. Demokracia po funksionin, prandaj votoni më të mirët”, ka thënë në fund Veseli./Indeksonline/