Veseli teston pajisjet ushtarake amerikane që do ti dhurohen Kosovës
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh lider i PDK-së, Kadri Veseli po qëndron në një bazë ushtarake amerikane ku po sheh nga afër pajisjet ushtarake që Shtetet e Bashkuara të Amerikës do t’ia dhurojnë Ushtrisë së Kosovës gjatë fazës tranzitore.
Kadri Veseli ka rikonfirmuar sonte sërish nga baza ushtarake amerikane se Ushtria e Kosovës do të votohet më 14 dhjetor dhe për këtë ai ka thënë se ska kthim mbrapa dhe se Kosova e ka mbështetjen e plotë të aleatit të përhershëm – SHBA.
Veseli ka thënë se Ushtria e Kosovës do të jetë faktor paqe në rajon dhe do të jetë aleate e NATO-s nëpër misionet e paqeruajtëse në botë./Indeksonline/