11:24 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Veshi djalin e tij 5 vjeçar si Hitleri, kritikohet e kërcënohet ashpër nga njerëzit

Një baba nxiti zemërim duke veshur djalin e tij pesë vjeçar si Adolf Hitler për Halloween.

Bryant Goldbach bëri që fëmija i tij të vishet si përbindëshi i Luftës së Dytë Botërore-i kompletuar me mustaqe për një mbrëmje në Owensboro Ketucky, të enjten dhe pretendoi se e bëri këtë për qëllime historike.

Por babai i cili ishte veshur me një formë të papërshtatshme të ushtarit nazist-mori në Facebook komente nga më të ashprat, madje edhe u kërcënua, transmeton Indeksonline.

Madje sipas lajmeve në mediat e huaja thuhet se Goldbach shkroi: Djali im i vogël dhe unë të veshur si figura historike.

Por pas shumë kërcënimeve që iu bën djalit të tij ai reagoi ashpër duke thënë se kush jeni jut ë kërcënoni një fëmijë./Indeksonline/