12:33 / E Enjte, 23 Nëntor 2017 / indeksADMonline

Veshja e këpucëve pa çorapë – po apo jo?

A keni veshur ndonjëherë atlete, atlete baleti apo këpucë të lehta të mbyllura në këmbë pa çorapë?

Sigurisht se po. Një herë, dy herë, shumë herë …

Nëse e keni zakon që nuk e ndryshoni, pikërisht në ndryshimin e stinëve, shëndeti juaj është në rrezik, paralajmërim që vjen nga College of Pediatry.

Këmba djersitet dhe nëse nuk veshni çorapë, djersa nuk apsorbohet në çorapë kështu që krijoni kushte ideale për ‘këmbë atleti’ (infeksion fungalë i këmbëve). Shumë këpucë që sot prodhohen, edhe pse të shënuara si të lëkurës, mund të kanë materiale sintetike në thembrra, gjë që me kalimin e kohës mund të zhvillohen infeksione kërpudhash, aroma të pakëndshme, si dhe thembrra të sëmura.

Përveç kësaj, më lehtë “fitoni” hyrjen e thonit në mish, që krijon një gjendje të pakëndshme dhe me dhimbje ashtuqë opcioni më i mirë është të mos veshni këpucë të mbyllura në këmbë pa çorapë. Kjo është veçanërisht mirë të aplikohet gjatë muajve të kohës së verës kur këmbët djersiten më së shumti, kurse nga lagështia dhe temperatura e lartë, kërpudhat zhvillohen “me kënaqësi” në këmbët tua dhe shkaktojnë simptoma të pakëndshme të sëmundjeve, këshillojnë ekspertët.