08:35 / E Mërkurë, 18 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Veshja, që ju duhet për një dimër plot stil

Të butë, të mëndafshtë, të këndshëm. Le t’u japim mirëseardhjen veshjeve më të dashura të këtij dimri: fustanet nga kadifeja!

Pavarësisht nëse është i gjatë, i shkurtër apo në gjatësi të mesme, me një fustan të tillë do të jeni “mbretëresha e mbrëmjes”.

Një fustan i zi nga kadifeja është i pavdekshëm dhe me të s’do të gaboni kurrë. E njëjta gjë vlen edhe për ngjyrat e tjera të vjeshtës: kafe, jeshile e errët, gri dhe bordo: ngjyra “must” të fustaneve nga kadifeja këtë vit.

Për ato më romantiket, edhe ngjyra rozë dhe e kaltër dhurojnë një “look” të paharrueshëm.

Për sa u përket fustaneve nga kadifeja s’ ka rregulla dhe çdo gjë është ok. Megjithatë, një trend që po çmend vajzat është ai i fustanit që është i stilit si xhaketë.

Për t’ju ndihmuar të gjeni “shpirtin tuaj binjak” në fustanet nga kadifeja, kemi zgjedhur disa fustane pas të cilëve jemi të sigurt se do të marroseni.