10:14 / E Diele, 23 Gusht 2020 / indeksADMonline

Veshjet e femrave që meshkujt nuk i pëlqejnë

Meshkujt kanë disa lloje të veshjeve që nuk i pëlqejnë kur femrat i veshin.

Në disa revista mode, janë zbuluar disa nga veshjet që meshkujt nuk duan t’i shohin në trupin e femrave, transmeton Indeksonline.

Veshjet me shkëlqim

Si një formë dekori që shumë vajza pëlqejnë të sjellin në veshjet e tyre, xixat nuk janë të preferuara për meshkujt. Ata mendojnë se ato janë vetëm pjesë e fëmijërisë, ndaj i kanë bezdi t’i gjejnë të femrat këto veshje, aq sa u duket sikur do jetë e frikshme t’i prekësh.

Veshjet e grisura

Një gjë tjetër që meshkujt nuk e kuptojnë: xhinset e grisura dhe të gjitha të tjerat që duken të rrëmujshme. Kështu, nëse i dashuri nuk është fans i tyre, është mirë të mos e testosh shijen e tij për “fashion”.

Bluzat si fustan dhe fustanet si bluza

Kur meshkujt shohin një vajzë që vesh diçka të tillë, fillojnë të pyesin çfarë është: fustan apo një bluzë e madhe? Dhe e dyta, pse nuk ke veshur pantallona? Ndërkohë, ky është një stil që u shkon shumë vajzave dhe i preferuar nga ato.

Çizmet me taka të larta dhe me platformë

Për sytë e meshkujve janë shumë agresive dhe të gjitha këpucët e këtij stili, jo më pak.