16:20 / E Hënë, 12 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Veshjet më të mira në ceremoninë e çmimeve “People’s Choice”, shkëlqen Rita Ora

Mbrëmë në Sant Monica u mbajt ceremonia e çmimeve “People’s Choice”, ku yjet nga bota e muzikës, filmit dhe moda shkëlqyen.

Pjesë e kësaj ceremonie ishte edhe këngëtarja Rita Ora e cili ishte veshur me një fustan ngjyrë blu të firmës “Versace”.

Në tapetin e kuq shkëlqeu edhe aktorja e famshme Mila Kunis e cila fitoi çmimin “Ylli i Filmave Komedi 2018”.  Mila ishte veshur me një fustan të thjeshtë ngjyrë të zezë, transmeton Indeksonline.

Me plot stil dhe elegancë u dok aktorja Scarlett Johansson e cila fitoi çmimin “Ylli Femëror i Filmave”. Çmimin e saj aktorja ia dedikoi Forcave të Armatosura Amerikane.

Ndërsa mashkulli më me stil i kësaj nate të madhe ishte blogeri gjerman Riccardo Simonetti./Indeksonline/