14:43 / E Martë, 30 Tetor 2018 / indeksADMonline

Befason aktorja e njohur, kështu duket pa grim

Emri i saj është i njohur në mbarë botën.

Mila Kunis është fotografuar gjatë javës larg angazhimeve profesionale, ajo kishte dalur për një vrapim në Los Angjelos e veshur në tuta dhe atlete.

Ajo që ra në sy ishte edhe pamja pa grim e aktores e cila u shfaq pa grim, kjo nuk është hera e parë pas që Kunis shfaqet pa grim, aktorja njihet për thjeshtësinë dhe modestinë e saj, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, 35 vjeçarja së fundi ishte e angazhuar në promovimin e filmit të ri ‘ The Spy Who Dumped Me’ i cili u dha premierë me 3 gusht.

Mila Kunis ka festuar tre vjetorin e martesës me bashkëshortin e saj, aktorin e njohur Ashton Kutcher në korrik të këtij viti, çifti së pari u njoftuan gjatë xhirimeve të serialit ‘That 70s’ në vitin 1998, ata së bashku kanë dy fëmijë, vajzën Wyatt , dhe djalin Dimitri./Indeksonline/

Temat: