12:48 / E Premte, 23 Gusht 2019 / indeksADMonline

Vështirë të ngitet ngadalë kjo makinë, dëgjojeni zhurmën që ka RS6 e re

Audi dy ditë më parë ka prezantuar modelin e ri mjaft të fuqishëm RS6-Avant.

E vendosur për të festuar debutimin e tij publik në Frankfurt, Avant 2020 RS- 6 2020 ka një motor twin-turbo 4.0-litërsh V 8 që prodhon 592 kuaj fuqi (600 PS) dhe 590 (800 Nm) çift rrotullues.

RS6 ka një transmetim automatik me tetë shpejtësi, i cili dërgon fuqinë në një sistem lëvizës me katër rrota (quattro). Ky sistemim mundëson që makina të ”raketojë” nga 0-100 km/h në 3.6 sekonda, përpara se të godasë shpejtësinë maksimale të kufizuar prej 250 km/h.

Në videot më poshtë mund të dëgjoni zhurmën që lëshon kjo makinë dhe detaje tjera nga afër. /IndeksOnline/