Vet-aksident në Pejë, vetura godet murin e një shtëpie [Foto]
Një vet-aksident ka ndodhur para pak çastesh në Rrugën e Spitalit në Pejë.
Sipas një lexuesi të “Indeksonline” mësojmë se vetura në fjalë ka qenë me shpejtësi tejet të lartë, si pasojë e kësaj ka bërë që të godet disa vetura të tjera dhe po ashtu edhe murin e një shtëpie.
Nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky rast, veçëse dëmeve materiale të konsiderueshme.
Më poshtë shikoni pamjet:
/Indeksonline/